Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata do të humbas derbin e së shtunës ndaj ish skuadrës së tij – Real Madridit, për shkak se apelimi kundër suspendimit ka rezultuar i pasuksesshëm.
Morata ishte përjashtuar nga fusha në ndeshjen e Atleticos në La Liga kundër Real Mallorcas të mërkurë pas dy kartonëve të verdhë, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi spanjoll u inkuadrua nga bankina në minutën e 69′ dhe brenda tetë minutave u ndëshkua me karton pas një përplasje me gjyqtarin e ndeshjes Alejandro Hernandez.
26-vjeçari më pas shkëmbeu fjalë ofenduese edhe me Salvan e Mallorcas duke pranuar kështu kartonin e dytë të verdhë.
Atletico ka paraqitur një ankesë te Federata e Futbollit të Spanjës për t’ia hequr suspendimin Moratas, por organi disiplinor ka vendosur për të suspenduar atë me një ndeshje dhe e ka gjobitur edhe me 350 euro./arbresh.info/
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...