Javën e kaluar, Real Madridi u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Atletico Madridin, por kjo ndeshje nuk kaloi pa polemika.
U desh ekzekutimi i penalltive për dy skuadrat që të vendoset fati i ekipit që kualifikon tutje dhe aty, ‘Los Blancos’ ishin më të saktë duke triumfuar me rezultat 4-2.
Megjithatë, rezultati ka mundur të jetë më ndryshe në rast se VAR-i nuk do të intervenonte tek një rast.
Sulmuesi argjentinas Julian Alvarez bëri prekje të dyfishtë të topit gjatë ekzekutimit të penalltisë.
Fillimisht goli i tij u pranua si i rregullt, por pas rishikimit nga VAR, u gjykua se ai kishte prekur topin me të dyja këmbët dhe për shkak të kësaj goli në fund u anulua.

Për këtë rast për herë të parë tani ka folur Alvarez i cili në një intervistë për ESPN shpjegoi çfarë ndodhi atë natë.
Ylli i Atletico Madridit e pranoi se ai nuk e ndjeu se e kishte prekur topin me këmbën e tij të majtë dhe shprehu dëshirën e tij që ky rregull të ndryshohet nga UEFA/FIFA.
“E kam parë mijëra herë, videot janë çdokund. E vërteta është se nuk e kam ndjerë prekjen, sepse nëse ishin dy prekje, kontakti është minimal dhe është e vështirë ta shohësh”.
“Mendoj se rregulli duhet të jetë paksa më i qartë sepse unë nuk po mundohem të kem një avantazh dhe nëse portieri është jashtë vijës së tij kur ai bën një pritje, atëherë penalltia përsëritet”, ka thënë Alvarez./Telegrafi/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun