Skuadra e sapo promovuar në Superligën e Kosovës, Liria, ka prezantuar përforcimin e radhës për sezonin e ri.
Mesfushori, Alush Gavazaj i është bashkuar skuadrës nga Prizreni.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Liria përmes një postimi në Facebook.
“Gavazaj, nënshkruan me Lirinë. Alush Gavazaj, ka nënshkruar me bardhezinjtë. Ai, luan në pozitën e mesfushorit, pozitë që pritet të forcojë skuadrën”, thuhet në njoftim.
Mesfushori ka thënë se është i lumtur që i është bashkuar skuadrës.
“Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes .Do të jap maksimumin për ekipin e zemrës”, tha Gavazaj, pas nënshkrimit të kontratës.
Liria ka zhvilluar dy ndeshje këtë sezon, ku ka arritur të grumbulloj një pikë, me një humbje e një barazim./Arbresh.info/
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...