Gara për Çmimin e Madh të Belgjikës ka nisur në mënyrën më të keqe për Fernando Alonson.
Dy herë kampioni i Formula 1 ka pësuar një aksident të frikshëm në fillim të kësaj gare.
Piloti spanjoll është aksidentuar që në kthesën e parë, në një aksident ku janë përfshirë tre makina.
Pamjet e këtij aksidenti janë të frikshme, pasi makina e Alonso thuajse shkatërrohet totalisht, por për fat asnjë nga pilotët nuk pëson dëmtime të rënda.
Kujtojmë se kjo është pjesëmarrja e fundit e Alonsos në Çmimin e Madh të Belgjikës, pasi piloti spanjoll në fund të këtij sezoni do të pensionohet nga garat e Formula 1
Haradinaj për Ushtrinë: Sikur të mos ishte krijuar, Kosova s...
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...