Real Madrid ka marrë një fitore të thellë 3-0 në udhëtim te Athletic Bilbao, ndërsa trajneri Xabi Alonso është shfaqur shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit.
Pas ndeshjes në San Mamés, Alonso tha se skuadra e tij zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të sezonit, duke theksuar seriozitetin dhe dominimin në çdo moment të lojës.
“Bëmë një ndeshje të plotë, shumë serioze. E merituam fitoren dhe konkurruam mirë në çdo fazë. Kjo fitore na duhej sjell qetësi dhe duhet të vazhdojmë para”, u shpreh ai.
Alonso konfirmoi se skuadra ishte e fokusuar maksimalisht.
“Ishim shumë të përqendruar, nuk lejuam që kundërshtari të krijonte raste të rrezikshme. Ishte ndeshja më e plotë që kemi zhvilluar në një stadium kaq të vështirë”, nënvizoi Alonso.
Tutje ai foli për golat, formën e Mbappes si dhe rikthimin në “Bernabeu”.
“Goli i tretë ishte fantastik. E gjetëm mirë Trent në krahun e djathtë dhe të tre golat ishin estetikisht shumë të bukur”.
“Ka qenë i jashtëzakonshëm, shumë estetik në të dy golat. U lidh shumë mirë me Viniciusin, kemi nevojë për këtë lloj harmonie në fushë”.
“Kanë qenë gjashtë ndeshje jashtë dhe na ka marrë malli për shtëpinë”, deklaroi ai./Arbresh.info
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave