Xabi Alonso ka vendosur në klauzolë të veçantë në kontratë për largimin e tij të menjëhershëm nga Bayer Leverkusen dhe kjo tashmë është konfirmuar edhe nga drejtuesit më të lartë të klubit gjerman.
Shefi ekzekutiv i Leverkusen, Fernando Carro, pranoi se spanjolli ka vendosur një klauzolë që ka lidhje me klubet ku ai ka luajtur në karrierën si profesionist.
Duke folur para mediave në Madrid, ku ai ishte i pranishëm për çmimet “Laureus”, Carro pranoi se palët kishin rënë dakord që në fillim në këtë pikë.
Xabi Alonso mund të largohej menjëherë nga Bayer Leverkusen nëse merrte një ofertë nga klubet e Real Sociedad, Bayern Munchen, Liverpool dhe Real Madrid, ku t’i ofrohej posti i trajnerit së skuadrës së parë.
Ai gjithashtu tha para mediave se palët kishin vendosur një afat prej 3-4 javësh për të vendosur për të ardhmen.
Në atë moment, edhe gara në Bundesligë do të ketë mbaruar dhe Xabi Alonso mund të vazhdojë te “aspirinat”, ose të largohet direkt nëse një nga këto katër klube e kërkon./Arbresh.info
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...