Real Madridi luan një nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni nesër ndaj Manchester Cityt, ku gjithçka mund të ndryshojë nëse nuk arrihet një rezultat pozitiv.
Sipas raportimeve të fundit të MARCA-s, gazetës prestigjioze spanjolle dhe e afërt me klubin madrilen, e ardhmja e trajnerit Xabi Alonso varet nga kjo përballje, shkruan Arbresh.info.
Vetë trajneri sot ka qenë optimist për këtë sfidë në konferencën për media para ndeshjes.
“Është Liga e Kampionëve, është Bernabeu dhe atmosfera, ashtu si edhe mendësia e lojtarëve, do të jetë ndryshe,” tha ai.
Ai shtoi se grupi është i bashkuar dhe plot besim se situata mund të përmbyset.
“Jemi të gjithë të bashkuar. Ndihem i motivuar dhe i entuziazmuar për ta përmbysur situatën”, theksoi Alonso.
Real Madridi nuk po kalon ecuri të mirë ku ka dy fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Ndeshja me Man Cityn luhet nesër me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë