Pasi dje u zyrtarizua si trajner i Real Madridit, Xabi Alonso sot është prezantuar në ambientit e klubit spanjoll nga presidenti, Florentino Perez.
Pas prezantimit, ish-mesfushori i Real Madridit, tashmë trajner i ri i klubit, Xabi Alonso, foli për planet dhe ambiciet tij me klubin, shkruan Arbresh.info.
Nën udhëheqjen e tij, Real Madridi pritet të jetë më energjik dhe loja e tyre do të jetë e bukur për t’u parë nga madrilenët, sipas Xabit.
“Duam kontroll total. Si me topin, ashtu edhe pa të. Stili ynë do të jetë proaktiv dhe energjik.”
“Dua që tifozët tanë ta ndjekin ndeshjen dhe të thonë: Po, ky është Reali im! Dua ta ndez zemrën e çdo madrileni”, tha ai.
Më tej shtoi që është shumë i lumtur për rikthimin e tij dhe se një epokë e re i pret të gjithë.
“Dua që tifozët e Realit të ndihen krenar. Ndihem sikur kam lindur sërish sot, jam kthyer në shtëpi.”
“E ndjej që ky është fillimi i një epoke të re, është thjesht diçka e veçantë”, u shpreh Alonso.
Debutimin si trajner i Real Madridit, Alonso do ta ketë me 18 qershor ndaj Al-Hilalit në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për klube./Arbresh.info
Kryeqyteti sqaron ndërprerjen e kontratave në “Ku’zina
MPJ-ja jep dy këshilla për qytetarët e Kosovës që jetojnë në...
Zyrtare: Juventusi rinovon kontratën e trajnerit Igor Tudor
Vuçiq flet me Sorensenin në Pragë, thotë se është thelbësore...
Netanyahu telefonatë me Trump dhe Putin, Irani zbulon numrin...
Trump thotë se e dinte për sulmin izraelit ndaj Iranit: Shum...