Maxi Allegri është deklaruar pas fitores ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Juventusit, Maxi Allegri, ka thënë se ata kanë luajtur mençur ndaj Valencias, duke fituar me rezultat minimal, 1:0.
“Valencia dëshmoi se janë në formë të mirë, kanë mbrojtjen më të mirë në La Liga dhe nuk është e lehtë për të shënuar kundër tyre”, tha trajneri italian pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.
Ata sulmuan me katër dhe mbrojti me gjashtë, kështu që ne luftuam për të gjetur hapësirat dhe për t’i prishur ato .
“Ky është një ekip krejtësisht i njëjtë me sezonin e kaluar, por duke luajtur së bashku, ne jemi përmirësuar dhe me kalimin e kohës kemi lëvizur topin më shpejtë. Ronaldo na jep një ndjenjë sigurie dhe besimi, por ekipi është në thelb i njëjtë”, ka shtuar më tej Allegri.
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...