Juventusi arriti të marr një barazim në Bergamo, në udhëtim te Atalanta me rezultat 0-0.
Më meritori për këtë barazim ishte portieri polak Wojciech Szczesny, disa intervenimeve shumë të mira, shkruan Arbresh.info.
Trajneri Massimiliano Allegri në një intervistë për media tha fjalë të mëdha për polakun.
“Szczesny është një nga portierët më të mirë në Evropë. Fatkeqësisht, ndodhin mbrëmje të këqija. Ne nuk humbëm për shkak të tij, pasi e rregulluam lojën”, ka thënë Allegri.
Më tej ai foli edhe rreth lojës ku u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve në fushë.
“Jam i kënaqur me paraqitjen. Nuk ishte e lehtë, por luajtëm 60 minuta të mira. Kishim disa probleme nga pikëpamja teknike, duhet të kishim vertikalizuar më shumë”, shtoi ai.
Për Juventusin ky ishte barazimi i dytë këtë sezon në Serie A, teksa ka edhe katër dhe një hmbje ku gjendet në pozitën e katërt me 14 pikë.
Ndërsa Atalanta regjistroi barazimin e parë këtë sezon krahas katër fitoreve e dy humbje dhe gjendet në pozitën e pestë me 13 pikë./Arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...