Massimiliano Allegri është deklaruar pas fitores së Juventusi ndaj Milanit.
Trajneri i Juventusit, Maxi Allegri ka thënë se ata kanë mësuar nga humbja ndaj manchester United në Ligën e Kampionëve, duke mos i bërë ato gabime sonte ndaj Milanit.
“Ne u kthyem sërish në traken tonë, pas humbjes nga Manchester United, pasi ajo na dridhi”, ka thënë trajneri italian pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.
“Ne bëmë mirë që sulmuam nga fillimi, sepse ishte mënyra e vetme që të shmangnim atë që ndodhi ndaj Manchester United.
“I bëmë disa rreziqe, por që fatmirësisht Wojciech Szczesny ishte aty për t’i pritur. Ne jemi duke bërë disa paraqitje të mira dhe duke marr disa fitore.
“Kjo ishte e rëndësishme në këtë vikend në ligë, pasi Interi humbi në Bergamo dhe ne vazhdojmë distancën e njëjtë me Napolin, që po kalojnë nëpër një sezon fantastik”, ka shtuar më tej Allegri.
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein