Max Allegri beson se Juventusi i tij është njëri ndër favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Bardhezinjtë kanë qenë dy herë në finale nën drejtimin e trajnerin toskan, por nuk e kanë fituar trofeun që nga viti 1996.
“Juventusi është ndër favoritët, por fillimisht duam t’i shmangim ekipet që përfundojnë në vendin e parë, kjo është shumë e rëndësishme”.
” Barcelona, Manchester City, Real Madrid, ndoshta Paris Saint-Germain”.
“Kjo nuk do të thotë që ne do ta kemi më të lehtë në 16 të fundit, por sigurisht më pak të vështirë”.
“Është sigurisht më konkurrues [këtë vit], mendoj se niveli është gjithnjë në rritje. Këtë vit ka shumë ekipe që mund të arrijnë deri në fund: Juve, Barcelona, PSG, Manchester City, Bayern Munich, Liverpool …”.
“Është shumë e rëndësishme që ne të përfundojmë të parët. Sa për ndryshimet, [Daniele] Rugani do të luajë në vend të Chiellinit, së bashku me Bonuccin”.
“[Rodrigo] Bentancuri do të luajë sepse është i pezulluar kundër Torinos. Ronaldo do të luajë. Alex Sandro është me ne, por është e vështirë ta shohim duke luajtur”.
“Ne duhet të luajmë një ndeshje serioze dhe Juventusi do ta bëjë këtë sepse kjo është një skuadër përgjegjëse që e njeh rëndësinë e lojës”.
“Matuidi do të fillojë nga banka, Bentancuri do të luajë dhe unë mendoj se do t’i jap Emre Can disa minuta”.
” I vetmi i ri është [Miralem] Pjanic, i cili mendoj se do të luajë”, ka thënë Allgeri.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit