Max Allegri ka deklaruar se do të donte që ta përjetonte Premier Ligën.
Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit që tani është i papunë, është lidhur me marrjen nën menazhim të Arsenalit, transmeton KOHA.
“Do të doja ta përjetoja Premier Ligën”, ka thënë Allegri për The Times. “Në Itali isha te Milani për katër vjet. Te Juventusi për pesë vjet. Tani pres që të punoj sërish në Itali, por është e vështirë, ose në Angli”.
Ai thotë se futbolli anglez është duke u përmirësuar pasi po ka trajnerë të huaj.
“Për mua, futbolli anglez është duke u përmirësuar sepse ka shumë të trajnerë të huaj. Ka më shumë taktika se në 10 vitet e kaluara. Tani Anglia është më e sofistikuar dhe më shumë taktike, por gjithashtu e respekton traditën e futbollit anglez. Është një bilanc i mirë i shpirtit të futbollit anglez dhe kualitetit të ri dhe qasjes së re taktike nga trajnerët e rinj”, ka thënë Allegri.
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...