Alisson rrezikon të mbesë rreth gjashtë javë jashtë fushave, pas lëndimit me Galatasarayn

22:05 | 2 Tetor 2025
D.H

Alisson Becker është lënduar në ndeshjen e fundit të Liverpoolit ndaj Galatasarayt, në kuadër të Ligës së Kampionëve të cilën ‘The Reds’ e humbën minimalisht 1-0.

Portieri brazilian u detyrua ta lë fushën në minutën e 56-të, shkruan Arbresh.info.

Sipas gazetarit të The Athletic, David Ornstein braziliani do të jetë jashtë fushave për gjashtë javë.

Portieri 33-vjeçar ka kryer sot ekzaminimet mjekësore dhe do të qëndrojë jashtë fushave rreth 6 javë duke rrezikuar të humbasë sfida ndaj Chelseat, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Klubi ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lajmin. Nëse kjo konfirmohet atëherë i bie se Alissoni do të rikthehet në fushat e blerta pas pushimit ndërkombëtar të muajit nëntor.

Liverpooli është në krizë të rezultateve ku në dy sfidat e fundit ka humbur nga Crystal Palace në Premier League, dhe u mposht në Ligë të Kampionëve nga Galatasaray.

Takimin e radhës ‘The Reds’ e luajnë të shtunën me fillim nga ora 18:30 me Chelsean./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale