Alexis Sanchez është i gatshëm të largohet nga Manchester United për kalim te Paris Saint Germaini, më pak se një vit që nga arritja e tij.
Ish sulmuesi i Arsenalit ka dështuar për të impresionuar në Old Trafford dhe nuk është më duke u favorizuar as nga Jose Mourinho, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti i kilianit, Fernando Felicevich tashmë ka nisur kërkimet për kërkuesit e mundshëm dhe kampioni francez ka bërë të qartë interesimin e tyre.
Sanchez i gatshëm të largohet nga Old Trafford
29-vjeçari është i gatshëm t’i jap fund kohës së tij të tmerrshme në Manchester United.
Koha e tij në klub e ka bërë atë të ndihet i “vetmuar, mërzitur dhe i injoruar”.
Në fushë, performancat e tij kanë qenë plotësisht të ndyra, transmeton portali arbresh.info.
Ai gjithashtu duket vetëm si hija e lojtarit që ka performuar në formë sensacionale për “Topçinjtë”.
Performancat e Sanchez kanë bërë që lojtari të mos përzgjidhet në formacionin startues dhe Marcus Rashford, Anthony Martial dhe Jesse Lingard janë duke u preferuar.
Kiliani ka dështuar për tu vendosur në Old Trafford dhe andaj është i gatshëm për transferim diku tjetër në janar./arbresh.info/
Ministri për pakicat pretendon se të drejtat e shqiptarëve n...
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...
Vazhdon ‘greva’ e Ronaldos, nuk do të jetë preze...
Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak