Ish mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Petiti ka pretenduar që sulmuesi Alexandre Lacazette mund të largohet nga “Topçinjtë” në fund të sezonit.
Lacazette iu bashkua Arsenalit nga Lyoni verën e kaluar dhe francezi ka shënuar nëntë herë brenda 28 paraqitje për klubin e tij në Premierë Ligë gjatë sezonit 2017/18, transmeton portali arbresh.info. 26-vjeçari ka shënuar vetë një gol në 12 ndeshjet e tij të fundit në Premierë Ligë, por siç duket ka humbur edhe rolin si sulmues qendror pas arritjes së Pierre Emerick Aubameyang në muajin janar.
Petiti ka pretenduar që karriera e Lacazettes në Arsenal mund të vije drejtë fundit pas vetëm shtatë muajve që nga transferimi për 47 milionë funta.

“Lacazette është në një presion masiv. Ai duhet të përmirësohet ose do të largohet këtë verë. Transferimi i Aubemayng do të thotë se tashmë mund të jetë shumë vonë”, citohet të ketë thënë Petiti për ‘The Sun’.
“Besimi i Arsene Wengerit në Lacazetten ka humbur. Pas gjashtë muajve statistikat e tij nuk janë të jashtëzakonshme. Auba është pikërisht lojtari që Arsenali ka pasur nevojë”
Aubameyang pritet të jetë startues në derbin e së shtunës ndërmjet Arsenalit dhe Tottenhamit./arbresh.info/
Operacion i jashtëzakonshëm në mesnatë / 15 të burgosur me r...
Pacolli: Data e zgjedhjeve ishte ‘’bingo’’ për Vetëvendosjen
Zelensky shpall emergjencë energjetike në Ukrainë pas sulmev...
Trump s’i përjashton veprimet ushtarake, megjithëse thotë se...
Rama ndan pamje nga vizita në Emiratet e Bashkuara: Bashkëpu...
Tensionet me SHBA-në, Irani mbyll për disa orë hapësirën ajr...