
Alex Sandro
Alex Sando raportohet se është i gatshëm për të refuzuar transferimin te Chelsea në mënyrë për të nënshkruar kontratë të re me Juventusin.
Chelsea ka qenë duke kërkuar transferimin e qendërmbrojtësit brazilian këtë verë dhe raportet e fundit pretendojnë se është afër marrëveshjes prej 61 milionë funta me 26-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, bazuar në ‘The Sun’, Sandro është bindur për të vazhduar qëndrimin te kampioni italian dhe qendërmbrojtësi do të nënshkruaj kontratë të re që i siguron atij 93 mijë funta në javë pas refuzimit të mundësisë për transferim në futbollin anglez.
Nëse Sandro vendos lapsin në marrëveshjen e re në Torino, ai do të bëhet lojtari i tretë më i paguar në klub prapa Gonzalo Higuainit dhe Paulo Dybalas.
Sezonin e kaluar, Sandro ka shënuar tri gola dhe ka regjistruar pesë asistime brenda 43 paraqitjeve në Juventus./arbresh.info
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...