Thiago Alcantara ka lënë derën e hapur për një rikthim sensacional te Barcelona, por insiston se është i lumtur në Bayern Munich.
26-vjeçari u largua në La Liga për transferim në Bundesliga në vitin 2013 duke iu bashkuar atë kohë Pep Guardiolas në Allianz Arena, transmeton portali arbresh.info.
“Barcelona do të jetë gjithmonë shtëpia ime, jo vetëm sepse e dua klubin por edhe qytetin”, ka thënë mesfushori për ‘Catalunya Radio‘.
“Do ta shikoj këtë me dashuri. Nuk e di nëse do të rikthehem ndonjëherë sepse jam shumë i lumtur në Bayern, por futbolli ndryshon shumë. Gjithçka mund të ndodhë”
Pavarësisht mbi 100 paraqitjeve për klubin katalunas, katër trofeve në La Liga dhe një në Ligë të Kampionëve, lojtari është lejuar të largohet për vetëm 17 milionë funta./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...