Albion Rrahmani ka zbarkuar sot në “Fadil Vokrri” për të parë ndeshjen mes Prishtinës dhe Ballkanit, ku ka takuar trajnerin Ilir Daja.
Rrahmani është ftuar nga Primoz Gliha për ndeshjet me Andorrën dhe Izraelin. Sulmuesi që po shkëlqen te Rapid Bukuresht ia ka dhuruar një fanellë të tij të këtij klubit Dajës.
Ai e ka falënderuar timonierin e Ballkanit për gjërat që ia ka mësuar sa ishin bashkë për dy vite.
“Pata nderin dhe kënaqësinë që takova profesorin e nderuar Ilir Dajën dhe e falënderova për gjithçka qe ai më ka mësuar. Ishte nder dhe kënaqësi që isha nën urdhrat e tua gjatë dy viteve sa ishim se bashku”, ka shkruar Albion Rrahmani.
Rarahmani kaloi te Rapid Bukuresht për 600 mijë euro. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...