Sulmuesi i talentuar nga Kosova, Albian Ajeti duket se ka vendosur për të ardhmen në Përfaqësuese.
Pas shkëlqimit në St Gallen, Ajeti është rikthyer përsëri në skuadrën e fëmijërisë, Baselin.
Por forma e tij e mirë edhe te Baseli ka bërë trajnerin Vladimir Petkovic ta ftoj atë për dy ndeshjet e radhës.
Zvicra do t’i luajë dy ndeshjet e radhës miqësore ndaj Greqisë më 23 mars dhe ndaj Panamsë katër ditë më vonë.

E sipas medieve zvicerane, Ajeti do të jetë i grumbulluar për këto dy ndeshjet e radhës.
21-vjeçari është kërkuar edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë ku luan vëllai i tij më i madh Arlindi por edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Duket se talenti nga Podujeva ka vendosur që ta përfaqësojë Zvicrën në arenën ndërkombëtare.
Ajeti ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës nga U15 deri në U21 ku ka shënuar 12 gola.
Në 23 ndeshjet këtë edicion në të gjitha garat, Albiani ka arritur të shënoj tetë gola dhe ka bërë dy asistime.
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...