Kosova i ka bërë ballë asaj të Kroacisë për 74 minuta në dy ditë, për t’u mposhtur në fund me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi qendërmbrojtësi Demagoj Vida.
Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, thotë se loja e Kosovës ka ndryshuar në krahasim me ndeshjet e kaluara.
“Loja më e mirë e jona në aspekte kolektive. Jemi munduar që ta bllokojmë mesin e fushës. Ishte ndeshje e nivelit të lartë duke e patur parasysh që edhe dje kemi luajtur. Jam i kënaqur për paraqitjen e lojtarëve. Tashmë e kemi ndeshjen e radhës me Finlandës pas dy ditësh dhe do të tentojmë që t’i përgatisim sa më mirë lojtarët. Kosova ka përmirësime në lojën e saj”, ka thënë trajneri Albert Bunjaku pas ndeshjes për Supersport Kosova, arbresh.info.
Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 5 shtator në Shkodër kundër Finlandës. /arbresh.info/
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...