Alban Reka është portier më të ardhme që aktualisht mbron ngjyrat e Flamurtarit të Prishtinës.
Mosha e tij e re, 18 vjeç, bën që ai të premtojë shumë.
Si portier i dytë me ekipin e parë të Flamurtarit është tubuar shtatë herë, ku pret edhe të debutojë në të ardhmen, shkruan telegrafi.
“Ka shtatë vite që stërviti si portier. Kam filluar në klubin Bardhoshi të Prishtinës. Kam qenë edhe te Prishtina për gjysmë sezoni”.
“Një lëndim më ka lënë pas, por nuk jam dorëzuar”.
“Kam qenë te Shkolla e futbollit ‘Shqiponjat’ për tri vite deri në kategorinë e kadetëve. Paraqitjet e mira ranë në sytë e Prishtinës që më ofruan. Për dy vite kam qëndruar aty. Kam ushtruar me ekipin e parë”.
“Këtë edicion kam kaluar te Flamurtari ku ka mbrojtur te juniorët, por stërvitjet i bëjë me ekipin e parë”.
“Trajner i portierëve është Labinot Qosa nga i cili po mësoj shumë. Edhe Flamur Neziri më këshillon shumë dhe më ndihmon. Po kaloj shumë mirë te Flamurtar”, ka thënë i riu Reka.
Ai shpreson që të debutojë në Superligë sa më shpejtë, ndërsa në të ardhmen pse jo ta sprovojë vetën edhe jashtë vendit.
“Fillimisht do të doja ta provoja vetën në Superligën e Kosovës, pastaj pse jo edhe jashtë vendit”, përfundoi Reka.
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë
Pse nuk u ngritën në këmbë Hoti, Bajrami, Gashi, Dumoshi e X...
120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosov...
Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e reziste...
KFOR-i zhvillon stërvitje për forcimin e kapaciteteve operac...