Paris Saint-Germain po parashikon largimin e Neymarit në afatin kalimtar të verës dhe thuhet se çmimin e kërkuar për yllin brazilian është 150 milionë euro.
Ylli brazilian ishte shumë i lidhur me një rikthim te Barcelona në verë, megjithatë transferimi dështoi pasi katalunasit nuk pranuan të përputheshin me kërkesat e PSG-së prej 200 milionë euro.
Sidoqoftë, sipas gazetarit të ESPN, Julien Laurens, klubi parisien tani ka vendosur të ulë çmimin dhe ta shesë 28-vjeçarin para fillimit të sezonit 2020-21.
Neymari ka ende dy vjet në kontratën e tij në Parc de Princes, por francezët duket se kanë humbur durimin me dëshirën e tij për t’u larguar dhe do të dëgjojnë oferta që plotësojnë vlerësimin e tyre.

Barcelona tani është vendosur të ripërtërijë interesin e tyre për yllin brazilian, por klubit nga Camp Nou ka të ngjarë t’i duhet të shesë para se të hyjë në negociata me gjigantët francezë.
Neymar, i cili u bashkua me PSG-në për një tarifë rekord botëror prej 222 milionë euro në vitin 2017 dhe ka fituar tre tituj të ligës me ekipin e Thomas Tuchel, por ka krijuar shumë probleme së fundmi dhe largimi është i pashmangshëm.
Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë pasi Neymari pëlqehet shumë edhe nga rivalët e urryer të Barcelonës, Real Madridi, i cili disa herë ka tentuar ta josh për t’u transferuar në Santiago Bernabeu.
Çmimi i arsyeshëm prej 150 milionë eurosh mund të fusë në luftë edhe klubet angleze si Manchester City, Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Chelsea./telegrafi
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...