Massimiliano Allegri raportohet se është parë sot në ambientet e “Casa Milan”, ku për afro një ore po zhvillon një takim me drejtuesit e klubit për të përcaktuar strategjinë e fundit të afatit kalimtar të kësaj verë.
Humbja e djeshme ndaj Cremoneses në debutimin e Serie A ka ndezur alarmin te kuqezinjtë, duke detyruar klubin të kërkojë një zgjidhje të menjëhershme.
Në qendër të diskutimeve mbetet transferimi i një qendërsulmuesi.
Sipas “Sky Sport”, takimi ende është në zhvillim e sipër dhe pritet që në orët e ardhshme të qartësohet se çfarë do të vendoset.
Objektivi i Milanit është të gjejë një emër të gatshëm për të rritur nivelin e skuadrës dhe për të reaguar menjëherë pas nisjes zhgënjyese të kampionatit.
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës