Parisi arriti një fitore të madhe me rikthim mbrëmë në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt, ku e la skuadrën jashtë zonës që të dërgon në fazën tjetër të këtij kompeticioni, kur kanë mbetur edhe një xhiro për t’u luajtur.
Pas këtij triumfi të madhe për parisienët ka folur edhe presidenti i klubit Nasser Al-Khelaïfi, shkruan Arbresh.info.
I pari i PSG-së atribut të madh i dha trajnerit Luis Enrique.
“Kemi trajnerin më të mirë në botë Luis Enriquen. Ai është kritikuar. Por edhe sikur ta kishim humbur këtë ndeshje, për mua është trajneri më i mirë në botë. Ne luajtëm me identitet kundër Manchester City. Ai tregoi se ekipi ynë ka ADN”, tha presidenti i klubit.
Falë kësaj fitore PSG ngritët në pozitën e 22-të me 10 pikë me ndeshjen e fundit që e luan ndaj Stuttgart në udhëtim. Një duel kokë më kokë mes tyre për të siguruar kualifikimin tutje për në play-off të Ligës së Kampionëve.
Kjo sfidë zhvillohet me 29 janar me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...