Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, duhet të paraqitet në Apel, bashkë me ish-numrin 2 të FIFA-s, Jerome Valcke, për ndërhyrjet në të drejtat televizive midis organit më të lartë të futbollit dhe rrjetit beIN që drejton Al-Khelaifi. Të dy janë shpallur të pafajshëm në dy shkallët më të ulëta të gjyqësorit në Zvicër.
Procesi po zhvillohet në Dhomën e Apelit të Gjykatës Federale Penale të Bellinzonës dhe është planifikuar të përfundojë të enjten. Të dy janë akuzuar për prishje të konkurrencës dhe mund të dënohen me pesë vjet burg. Prokuroria kishte kërkuar 28 muaj burg në shkallë të parë për Al-Khelaïfin dhe tre vjet ndaj Valckes.
Madje në gjyqin civil, magjistratët e cilësuan si “ryshfet” blerjen e vilës nga ish-drejtuesi i FIFA-s pas negociatave me beIN. Por, në çështjet penale, gjykata nuk mund të japë dënonim për “korrupsion”, pasi FIFA tërhoqi akuzën në janar 2020 pas një marrëveshjeje me Al-Khelaifin.
Parashikimi i motit për nesër
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë