Cristiano Ronaldo është kthyer në Manchester United, pas shumë vitesh, ku bëri karrierë te Real Madrid dhe Juventus.
Djajtë e Kuq njoftuan se kishin rënë dakord me Juventusin për të nënshkruar me 36-vjeçarin të premten pasdite.
Man United është një nga klubet e pakta në të gjithë botën që tregtohet publikisht në Shtetet e Bashkuara.
Aksionet e klubit u rritën pasi ata njoftuan marrëveshjen për Ronaldon.
Sipas Joe Pompliano, $ MANU është rritur me 8%, që do të thotë se Ronaldo ka shtuar rreth 250 milionë dollarë në aksione.

Një grafik, i ndarë nga Telegraph, jep një paraqitje vizuale të asaj se sa aksione janë rritur në orët e fundit pas njoftimit të marrëveshjes me Ronaldon.
Ronaldo ende nuk ka nënshkruar zyrtarisht me klubin, por aksionet e tyre janë rritur tashmë. Është absolutisht e pabesueshme ndikimi që ai ka në të gjithë botën.
Ai do ta përmirësojë Unitedin në fushë, por klubi do të përfitojë jashtëzakonisht shumë në aspektin financiar. /Telegrafi/
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...