Babai i Lionel Messit, Jorge Horacio Messi, ka qenë i përfshirë në një aksident në Argjentinë duke përplasur me veturën e tij BMW një motoçiklist, i cili thuhet se ka mbetur pa ndenja.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e kaluar në qytetin Rosario, ku 61-vjeçari u përplas në udhëkryq me motoçiklistin, transmeton portali arbresh.info.
Motoçiklisti 24-vjeçar, emri i të cilit vazhdon të mbetet i panjohur, kishte mbetur pa ndjenja para se të dërgohej me nxitim në spital.
Babai i Messit është marrë në stacionin më të afërt policor. Ai besohet të jetë testuar gjithashtu nëse ka qenë duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.
Atij i është lejuar më vonë largimi pa ngritur ndonjë akuzë ndaj tij. Lëndimit e motoçiklistit besohen të jenë “jo serioze” pas ekzaminimeve të bëra në spitalin lokal të Rosarios./arbresh.info/
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...