Zvicra është nikoqire e Kosovës të premten në Bazel, sfidë e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës të vitit 2026.
Kombëtarja helvetike ka nisur stërvitjet për përballjen ndaj “Dardanëve”, gjersa ditën e sotme kanë mbajtur një konferencë për media, shkruan Arbresh.info.
I pranishëm ishte edhe mbrojtësi i cili u transferua ditën e fundit të merkatos, tek Interi, Manuel Akanji.
Fillimisht, ai foli rreth Leon Avdullahu futbollist i cili pranoi kombëtaren e Kosovës përpara Zvicrës.
“Avdullahu? Është vendimi i tij. Mendoj se kemi ekipin më të mirë këtu. Nëse ai dëshiron të luajë për Kosovën, duhet të luajë për të. Nuk mund të them shumë për këtë. Jam krenar dhe i lumtur që luaj për ekipin kombëtar”, ka thënë fillimisht Akanji.
Më tej ai foli për dy ndeshjet e kaluara me Kosovën të cilat i luajtën për kualifikimet e Euro 2024.
“Kosova? Nuk patëm një fushatë të mirë në kualifikueset e Kampionatit Evropian. Pësuam dy gola barazimi në minutën e fundit. Këtë të premte, patjetër që do të synojmë ta fitojmë ndeshjen dhe besojmë se mundemi”, shtoi ai.
Akanji vlerësoi lojën e Kosovës, duke e cilësuar të fortë dhe agresive.
“Por nuk është një kundërshtar i lehtë; janë shumë të fortë dhe luajnë në mënyrë agresive. Por duhet të jemi gati. E dimë që gjithçka fillon të premten”, përfundoi mbrojtësi zviceran.
Ndeshja e së premtes luhet me fillim nga ora 20:45. Përveç këtyre dy kombëtareve, në këtë grup kualifikues janë dhe Sllovenia e Suedia./Arbresh.info
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq