Arlind Ajeti ka zërë vend në formacionin e xhiros së gjashtë të Serie A.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, po vazhdon të mahnitë me përformancën në Serinë A.
Këtë javë Crotone arriti fitoren e parë në kampionat duke mposhtur Beneventon me rezultatin 2-0 dhe futbollisti shqiptar ishte i pakalueshëm për sulmuesit kundërshtarë.
Për herë të tretë në 6 javët e para të Serisë A, ai është vlerësuar maksimalisht nga mediat italiane për paraqitjen e treguar duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës krahas futbollistëve si Pjaniç, Dybala, Dzeko dhe Immobile.

Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit