Joe Cole është ish-futbollisti i fundit që ka zgjedhur Lionel Messin para Cristiano Ronaldon në debatin se kush është më miri ndonjëherë.
Legjenda e Chelseat beson se sulmuesi argjentinas është larg futbollisti më i mirë në botë.
Messi shënoi golin e tij të parë për klubin e ri Paris Saint-Germain në fitoren e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City të martën në mbrëmje.
Cristiano Ronaldo, megjithatë, e ktheu qendrën e vëmendjes përsëri te vetja kur shënoi golin e fitores për Manchester United kundër Villarreal një ditë më vonë.
Duke analizuar ndeshjen PSG – Manchester City për BT Sport, Joe Cole tha se ishte i ngazëllyer për të parë se çfarë mund të bënte Messi me klubin e tij të ri.
“Ishte vetëm çështje kohe, ishte një gol i bukur. Ai do të dilte në pah në një ndeshje të madhe si kjo kundër Man Cityt”.
Just listen to that roar after Messi’s goal ??? pic.twitter.com/aajO6M4or6
— mx (@MessiMX30i) September 30, 2021
“Ju akoma dëgjoni njerëz që thonë: ‘A do të ishte në gjendje ta bënte këtë gjë në Angli?’. Epo ai ka shënuar gol kundër ekipit më të mirë në Angli për momentin”.
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...
Ulet çmimi i naftës për katër centë, benzina mbetet e njëjtë
Klodi feston ditëlindjen, Elijona i bën dedikim special
“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret
Podujevë, gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti
Vetëvendosje mbledh Këshillin e Përgjithshëm