Ish-zëvendësi Sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti ka reaguar për incidentin ku ishte sulmuar edhe kryetari i tanishëm i FFK-së, Agim Ademi.
Ahmeti është larguar nga detyra në fillim të vitit të kaluar përshkak të deklarimit të tij, se mandati Agim Ademit si kryetar, kishte përfunduar dhe se federata duhet të zgjedhje një kryetar të ri.
Incidentet për të cilat flet Ahmeti ishin përmendur edhe në letrën të cilën Eroll Salihu i kishte dërguar Komitetit Ekzekutiv dhe Kryetarit të Federatës, pas inicimit të procedurës për shkarkimin e tij nga ky funksion.
Ahmeti ka vendosur që me anë të një postimi në Facebook të tregoj të gjitha gjërat të cilët bëhen fjalë.
Ndërsa kujtojmë, që para disa ditësh, Ademi është sulmuar nga disa persona në parkun e Gërmisë në mëngjes dhe mediat kanë raportuar se sulmi kishte ndodhur nga disa nga përfaqësuesit e federatës, por një gjë të tillë e ka mohuar Ademi duke thënë se ende nuk dihet se kush ishin personat të cilët e kanë sulmuar. /arbresh.info/
Postimi i plotë i Arianit Ahmetit:
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...