Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 36-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Llapit, Ahmed Januzi.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Besim Slishani, Bujar Asllani dhe Berat Berisha, përcjell Arbresh.info.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e fundit në këtë edicion kampional t’i takojë Ahmed Januzit, i cili shënoj dy gola në ndeshjen kundër FC Dukagjini (3:1), duke i dhënë mundësi skuadrës së tij të jetë në barazhin e këtij sezoni.
Pasi mori këtë çmim, Januzi u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës.
“Ky vit ka qenë shumë zhgënjyes për ne, sepse kishim ambicie të mëdha: lufta për titull dhe fitorja e Kupës. Nuk ishte një vit i mirë, por sido që të jetë, jemi këtu ku jemi dhe jemi të përqendruar te barazhi. Do ta japim më të mirën për këtë fanellë”.
“Janë shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë ecuri, por këto i përkasin së kaluarës. Kampionati i sivjetëm ka qenë shumë më i vështirë se vitet e kaluara, sepse as Llapi nuk është paraparë të jetë në fund të tabelës – por kjo është futbolli”.
“Ndeshja ndaj Vushtrrisë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë; do të luaj kundër vendlindjes sime. Normalisht që është kënaqësi të marrësh tituj e trofe, si me klubin ashtu edhe individualisht, dhe këtu kanë meritë edhe bashkëlojtarët, sepse nuk mund të jesh individualist i mirë nëse nuk jemi grup. Uroj që lojtarët e rinj të shpallen më të mirët e javës, sepse kanë ambicie, kanë qëllime, por edhe kanë talent e cilësi – siç është Arianit Hasani”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Llapi luan ndeshjen vendimtare për të mbetur në Superligë ndaj Vushtrrisë fundjavën e ardhshme./Arbresh.info
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...