Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reagur për kërcënimet që janë bërë ndaj gazetarit të sportit, në Kanal10, Lorik Gashi.
Gashi ka prezantuar komunikimin që presidenti i klubit, Phoenix, Muhedin Ferati, ka bërë me të në rrjete sociale, ku ai e fyen dhe e kërcënon në mënyrë të përsëritur.
“Krejt robt ti q***a. Qite si lajm ti q***a krejt familjen. Veq edhe ni fjal po ta them po se hjeke postimin e rrejshem ateher kom me te befasue”, shkruan në një pjesë të mesazheve.
AGK-ja, e dënon fuqishëm gjuhën fyese dhe kërcënimin e drejtuesit të këtij klubi dhe fton organet e FFK-së të reagojnë, sikurse edhe Policinë e Kosovës që të merret me rastin.
Kërcënime të tilla rrezikojnë seriozisht punën e gazetarëve, të të gjitha sektorëve në këtë rast edhe ata të sportit.
Gashi kishte raportuar për vonesën e pagave për futbollistët në klubin që e drejton Ferati.
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...
Aksident në rrugën Korçë-Maliq, lëndohen babai me dy fëmijët...
Një muaj që nga fillimi i luftës me Iranin, mijëra njerëz ja...
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...