Agjenti i Ciro Immobile, Alessandro Moggi ka thënë se Napoli është admirues i klientit të tij, ndërsa Inter dhe Milan vitin e kaluar provuan ta transferojnë.
Immobile këtë sezon i ka mahnitur të gjithë duke qenë golashënuesi numër një në Seria A me 27 gola të shënuar i ndjekur nga Cristiano Ronaldo, transmeton portali arbresh.info.
Moggi për Radio Kiss Kiss ka thënë se Napoli edhe më herët e dëshironte Immobilen dhe mbetet admirues, kurse Inter e Milan vitin e kaluar kishin interesim gjithashtu.

“Nuk ka dyshime që Cristiano Guintoli është admirues i Immobile, aq shumë sa donte ta transferonte te Napoli para se Ciro të transferohej te Lazio”.
“Ka kontratë deri në vitin 2023. Nëse ndonjë e dëshiron në skuadër, duhet të trokasin në derën e Lazios dhe të pyesin për lojtarin”.
“Është herët për të biseduar për interesimet e skuadrave, por vitin e kaluar Inter, Milan dhe një klub nga Kina kishin interesim, është normale”, deklaroi ai.
Vitin e kaluar vlera e Immobile ishte 40 milionë euro, mirëpo kjo vlerë është rritur dhe thuhet se prek shifrën e 50 milionë euro./arbresh.info.
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës