Agjenti i Rolando Mandragora-s, Luce de Simone ka konfirmuar se Juventus ndoshta e blen përsëri mesfushorin e Udinese-s, mirëpo ka paralajmëruar se e duan edhe top skuadrat.
Juventus ka mundësinë e riblerjes së Mandragora-s për 26 milionë euro, por mbetet të shihet nëse Maurizio Sarri-t i pëlqen kualiteti i lojtarit, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti ka thënë se një lojtar si Mandragora është i vështirë për tu gjendur dhe top klubet italiane e duan.

“Ka marrëveshje, mundësi të riblerjës. Do të shohim se si do përdoret”.
“Mandragora gjithashtu është i rëndësishëm për Kombëtaren e Italisë. Lojtar si ai është vështirë të gjendet në merkaton italiane”.
“Është e qartë se top klubet italiane janë vënë pas tij”, shtoi tutje ai.
Thuhet se Roma, Napoli dhe Inter e duan 22-vjeçarin./arbresh.info.
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe