Juventusi dhe Chelsea kanë nisur bisedimet për Daniele Ruganin dhe Gonzalo Higuanin, me ndërmjetësimin e agjentit me origjinë shqiptare, Fali Ramadanit, raporton Sportitalia.
Maurizo Sarri është përfundimisht trajner i Chelseat dhe me vete ka marrë edhe Jorginhon nga Napoli, por vetëm tani ka nisur procesin e transferimit të ekipit, transmeton Gazeta Express.
Sportitalia raporton se Fali Ramadani – i cili e ndërmjetësoi edhe emërimin e Sarrit në stolin e të kaltërve nga Londra – tani është duke negociuar me Juventusin për dyshen.
Higuain dhe Rugani kanë luajtur nën urdhrat e Sarrit në të kaluarën dhe trajneri tani dëshiron të ribashkohet me ta në Chelsea.
Mendohet se londinezëve do t’i kushtojë dyshja 100 milionë euro, 60 Higuain dhe 40 Rugani.
Fali Ramadani është agjent me origjinë shqiptare i lindur në Tetovë të Maqedonisë. Ai është bashkëpronar i Lian Sports, kompanisë për menaxhimin e futbollistëve dhe menaxher i shumë futbollistëve ballkanas. /Express/
Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në ...
Vuçiq i akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ...
FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëm...
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për ...
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren”, Durmishi apelon qytet...
Rubio thotë se do të takohet me zyrtarët danezë javën tjetër...