Agjenti i Riccardo Orsolini, Donato di Campli ka konfirmuar interesimin e Napoli-t për klientin e tij.
Orsolini ka shkëlqyer këtë sezon për Bologna duke bërë paraqitje impresionuese dhe duke shënuar shtatë gola se bashku me pesë asistime në 26 paraqitje, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti i italianit ka thënë se Napoli është klub i rëndësishëm dhe do e konsiderojnë si mundësi.

“Napoli e pëlqen Riccardo-n dhe ka interesim. Napoli është klub i rëndësishëm, kanë luajtur në Ligën e Kampionëve dhe kanë luftuar për Scuedetto, duhet ta konsiderojmë”.
“Për të kompletuar marrëveshjen, do të këtë shumë negociata. Këtë moment, ai është i fokusuar te Bologna”, theksoi Di Campli.
Kujtojmë që 23-vjeçari bëri paraqitje edhe për Kombëtaren e Italisë duke shënuar një gol dhe ndihmuar me dy asistime në fitoren e thellë ndaj Armenisë 9 – 1./arbresh.info.
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...