E ardhmja e Nicolo Zaniolos duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Sulmuesi italian është nxjerr në shitje nga Roma që nuk i ka ofruar vazhdimin e kontratës me kushtet e kërkuara nga ai.
Kësisoj gjatë ditës së sotme, agjenti i lojtarit Claudio Vigorelli ka udhëtuar drejt Londrës për të biseduar me disa skuadra për të ardhmen e italianit, shkruan telegrafi.
Tottenham Hotspur mbetet favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e tij pasi trajneri Antonio Conte e do shumë Zaniolon.
Por në garë për italianin janë edhe Arsenal, West Ham United, Nottingham Forest dhe Newcastle United.
Roma është pajtuar të shes yllin e tyre për një shumë prej 40 milionë eurove plus bonuset.
Tani agjenti i Zaniolos do të bisedoj me skuadrat angleze për pagën e lojtarit e cila pritet të jetë në Angli rreth pesë milionë euro në sezon.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...