Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal padyshim që është njëri prej talentëve më të mëdhenj në botën e futbollit.
Talenti 17-vjeçar, ka fituar Evropianin këtë sezon me Spanjën, gjithashtu ishte fituesi i “Golden Boy” dhe u rendit i teti në listën e Topit të Artë.
E pikërisht për këtë çmimin e fundit ka folur edhe agjenti i tij, Jorge Mendes, ku theksoi se Yamal do ta fitojë vitin e ardhshëm Topin e Artë.
“Lamine Yamal, ju do ta fitoni Topin e Artë vitin e ardhshëm”, iu drejtua Jorge Mendes gjatë galës së Golden Boy sulmuesit anësorë.
“Lamine Yamal është lojtari më i mirë i ardhshëm në botë”, tha Mendes.
Lamine fitoi Golden Boy për 2024 me diferencën më të madhe në histori, gjithashtu ai ishte fitues edhe i “Kopa Trophy”.
17-vjeçari këtë edicion në 21 ndeshje zyrtare ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar 12 asistime./Arbresh.info
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...