Agjenti i Xherdan Shaqiri-t, Erdin Shaqiri ka pranuar se kishte dy ose tri klubet të interesuar për klientin e tij gjatë afatit të janarit.
Kishte raportime të mëdha që Sevilla, Roma dhe Galatasaray u munduan ta ‘rrëmbejnë’ Shaqirin gjatë afatit të janarit, mirëpo nuk ia dolën, transmeton portali arbresh.info.
Por, kosovari që përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës mbetet i lidhur me largimin nga “Anfield” gjatë verës dhe agjenti i tij ka thënë se pret shumë oferta.

“Mendoj se do këtë shumë oferta për Xherdan-in në verë. Në afatin e janarit kishte interesim nga disa klube. Emrat e tyre janë thënë në disa media”, tha Erdin për KTV.
Kartoni i Shaqës është 25 milionë euro, ndërsa ka kontratë me “Reds” deri në vitin 2025./arbresh.info.
Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj rivalit direkt për mb...
Kurti priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, flasin për...
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...