Agjeni i Willian, Kia Joorabchian, ka mohuar se janë në bisedime me rivalët lokal Arsenal ose Tottenham.
Brazilianit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ka konfirmuar largimin sepse nuk ka arritur marrëveshje për rinovim të kontratës, transmeton portali arbresh.info.
Dy rivalët lokal, Arsenal dhe Tottenham shihen si favorit për shërbimet e Willian, i cili dëshiron të mbetet në Premierë Ligë.
Mirëpo, lojtari nuk është në bisedime me ndonjë skuadër dhe këtë e ka konfirmuar Joorabchian, i cili ka thënë se nuk kanë biseduar me ndonjë skuadër.

“Politikat e Chelsea-s lejojnë rinovimin për vetëm dy vite dhe këtë është problemi”.
“Këtë moment është lojtar i Chelsea-s, ka kontratë deri në fund të sezonit, pra mendoj se është e mos respekt të flasim për skuadrat tjera”.
“Nuk kemi biseduar me Tottenham ose ndonjë skuadër tjetër për momentin”, deklaroi ai.
PSG është tjetër skuadër e interesuar për brazilianin, ndërsa Barcelona ka refuzuar mundësinë për ta transferuar./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...