Benjamin Šeškos, transferimi tek Arsenali nuk po i ec përkundër zërave të shumtë për kalimin e mundshëm nga Leipzigi te “Topçinjtë”. Duket se tashmë e ardhmja e tij po merr një kthesë të papritur.
Sipas raportimeve nga TBR Football, agjenti i sulmuesit të talentuar slloven, Benjamin Šeško, ia ka ofruar shërbimet e klientit të tij klubit anglez, Liverpool, shkruan Arbresh.info.
Šeško, i cili ka tërhequr interes nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane, shihet si një nga talentet më premtues në Evropë dhe mund të jetë një opsion interesant për “The Reds” në repartin ofensiv.
Pas vdekjes së Jotas, dhe një largimi të mundshëm të Darëin Nunezit, nga klubi, Šeško mund të jetë lëvizja e radhës e “The Reds”, pasi goditën me Frimpongin, Ëirtzin e Kerkezin.
Kartoni i sllovenit sipas Transfermarkt kap vlerën e 70 milionë eurove. Ai ka një kontratë që e mban të lidhur me Leipzigun deri në vitin 2029.
Edicionin e fundit luajti 45 ndeshje ku shënoi 21 gola e gjashtë asistime./Arbresh.info
🚨 Benjamin Šeško’s agent has offered his client’s services to Liverpool.
(Source: @TBRFootball) pic.twitter.com/FelD5jbadu
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 14, 2025
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës