Benjamin Sesko është i preferuari i Milanit për t’i besuar udhëheqjen e repartit të sulmit, megjithatë koha nuk pret dhe kuqezinjtë duhet të nxitojnë për të transferuar në Milano sulmuesin 21-vjeçar.
Ultimatumi vjen nga vetë agjenti i sulmuesit slloven, i cili ka deklaruar se e ardhmja e Seskos do të vendoset para Europianit, në mënyrë që 21-vjeçari të mund të përqendrohet më pas në Gjermani.
“Ka disa oferta për Seskon dhe mendoj se e ardhmja e tij do të vendoset shumë shpejt. Ai dëshiron ta qartësojë të ardhmen, në mënyrë që më pas të përqendrohet të Europiani dhe unë si agjent i tij kam detyrën t’ia mundësoj këtë gjë”, u shpreh agjenti i Seskos.
Sulmuesi 21-vjeçar i Leipzig ka një klauzolë prishjeje të kontratës prej 65 milionë eurosh, megjithatë marrëveshja mund të arrihet për një shifër prej jo më shumë se 50 milionësh.
Pas një adaptimi në Bundesligë, Sesko e mbylli sezonin me 18 gola të shënuar, 11 prej të cilëve në 16 javët e fundit, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Ibrahimovic është sponsor i sulmuesit dhe dëshiron ta sjellë në Milano, për t’i besuar vendin e lënë bosh nga veterani francez Olivier Giroud./ss/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...