Agjenti i Malcomit, Fernando Garcia, e konfirmon se së shpejti do të takohet me drejtorin sportiv të Romës, Monchi, për në transferim të mundshëm.
Ai ka thënë se takimi do të ndodh së shpejti, por nuk ka thënë detaje rreth shumës së transferimit.
“Në orët e ardhshme do të kem kontakt me Monchin”, ka thënë Garcia përTeleRadioStereo.
“Lojtarit do t’i pëlqente të vinte në Itali”.
“Sa shumë do të kushtojë ai? Unë vetëm merrem me kontratën e djalit”, ka shtuar ai.
Çmimi i 21-vjeçarit është rreth 35 milionë euro.
Për Malcom kishte shfaqur interesim edhe Interi gjatë javëve të fundit, por në fund zikaltrit janë tërhequr.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...