Norvegjezi, Erling Haaland është ëndrra për shume klube të mëdha të futbollit kohëve të fundit.
Klube si Manchester City, CHelsea, Manchester United, Liverpool dhe Real Madrid, janë të “etur” për të nënshkruar transferimin e Erling Haaland.
Agjenti i norvegjezit i ka dhënë më shumë shpresa katalunasëve duke thënë se ai mund ta presë Barcelonën.
Lexo edhe:
“A mundet Haaland të presë për Barcelonën? Ai mund të presë për këdo. Nuk kemi marrëveshje paraprake me asnjë klub. Do të shikojmë opsionet më të mira për të dhe unë nuk do ta mohoj kalimin edhe një vit në Dortmund. Teorikisht është ende e mundur”, deklaroi Raiola për NOS.
Katalunasit që moti kanë shprehur interesim për sulmuesin pavarësisht problemeve financiare të tyre.
Barcelona gjithmonë do të jetë një nga klubet më të mëdha në botë. Brenda një viti ose dy, ata do të rikthehen. E kanë fuqinë të gjejnë marrëveshje të mira ekonomike” – ka shtuar agjenti i norvegjezit. /arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën