Agjenti i yllit shqiptar të Real Sociedadit, Adnan Januzaj, ka konfirmuar se klubi italian, Roma është njëra nga klubet e interesuara për reprezentuesin belg.
Sportitalia kishte raportuar më herët këtë pasdite se Giallorossët kanë kthyer vëmendjen drejt reprezentuesit belg pas dëmtimit të Nicolo Zaniolos dhe dështimit të shkëmbimit të Matteo Politano me Leonardo Spinazzolan.
Mediumi i afër me klubin kryeqytetas SiamoLaRoma24.it kontaktoi agjentin e Januzajt, Dirk de Vriese, për të komentuar ngjarjen dhe ai zbuloi interesin e Romës.
“Po, Roma është njëra nga klubet e interesuara për Januzaj gjatë afatit kalimtar të janarit”, ka thënë fillimisht de Vriese.
“Giallorossët janë një klub i madh, kështu që natyrisht ai do të donte idenë për t’u bashkuar me ta”.
“Unë nuk mund të jap detaje të tjera tani, ju duhet të kuptoni…”, përfundoi agjenti i Januzajt.
Është raportuar se transferimi do të ishte një huazim me pagesë me mundësi blerje në fund të sezonit për një total prej 15 milionë eurosh.
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...