Agjenti i Marek Hamsik, Juri Venglos ka thënë se klienti i tij është i lumtur për rekordin që ia theu dje ish bashkëlojtari, Dries Mertens.
Hamsik ishte golashënuesi numër një në histori të Napoli-t, mirëpo belgu me golin e djeshëm e theu këtë rekord, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti ka thënë se Hamsik është i lumtur që Mertens e theu rekordin e tij dhe ka konfirmuar se lojtari mund të rikthehet nga pensionimi.
“Dries dhe Marek janë shok të afërt. E di sigurt se Marek është shumë i lumtur që Mertens e theu rekordin”.

“Hamsik është i dyti në renditje dhe ai është i lumtur. Hamsik do të shikojë finalen mes Napoli-t dhe Juventus-it të mërkurën”.
“Ai do brohoras për Napoli-n. Pas së gjithash, është ndeshje që luajti në Romë kundër Juventus-it dhe fitoi Kupën e Italisë kohë më parë”.
“Marek dëshiron të luaj edhe për dy ose tri vite. Mendoj se mund të rikthehet në Sllovaki, ose të Napoli sepse është shtëpia e tij”, theksoi ai.
Finalja mes Napoli-t dhe Juventus-it do të zhvillohet me 17 qershor./arbresh.info.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...