Mbrojtësi i Barcelonës, Xavier Mbuyamba është gjithmonë e më afër largimit nga “Camp Nou”.
Skuadrat e mëdha evropiane duke përfshirë Real Madrid, Juventus, Inter dhe Chelsea janë duke pasur interesim të madh për holandezin, transmeton portali arbresh.info.
Interesimin e klubeve e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Carlos Barros, i cili gjithashtu ka zbuluar se “Blutë” e Londrës prijnë garën.

“Gati të gjithë top klubet e Evropës kanë pyetur për Xavier. Edhe Real Madrid është seriozisht i interesuar, por padyshim që do ishte transferim delikat për të punuar”.
“Juventus dhe Inter janë të interesuara, njësoi si klubet më të mira në Gjermani dhe Angli”.
“Sidoqoftë, Chelsea është favorit. E kemi diskutuar vitin e kaluar dhe klubi ka prezantuar një plan mjaftë ambicioz për Xavier”.
“Frank Lampard ka dëshmuar se nuk frikësohet për t’i vendosur në lojë lojtarët e rinj dhe do të jetë fantastik për të filluar në formacionin e parë në moshën 20-vjeçare”, deklaroi ai.
Pritet të shihet se cila nga skuadrat do arrijë të fitojë shërbimet e talentit holandez./arbresh.info.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...