Situata mes klubit të Real Madridit dhe Vinicius Juniorit po shkon dita e ditës drejt përkeqësimit.
Ylli brazilian ka një kontratë të vlefshme me Real Madridin deri në vitin 2027, shkruan Arbresh.info.
Reali tashmë po tenton ta rinovojë kontratën e tij mirëpo po has në vështirësi.
Sipas raportimit nga “Cadena SER”, agjentët e Vinícius Junior kanë kërkuar që ai të marrë të njëjtën pagë te Real Madrid si Kylian Mbappé.
“Agjentët e Vinícius Junior duan që ai të marrë të njëjtën rrogë te Real Madrid si Kylian Mbappé, por klubi nuk ka ndërmend të pranojë këtë kërkesë për momentin.”
Viniciusi iu bashkua Realit nga Flamengo në vitin 2018. Ai ka shënuar 106 gola dhe 83 asistime në 322 ndeshje./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...